Rreth 20 familje që banojnë në godinat e ish-Ndërmarrjes Gjeologjike në periferi të Shkodrës protestuan paraditen e së martes.

Ata  kundërshtojne një vendim gjykate që i njeh pronësinë e godinës një tjetër personi. Ata thonë se janë në proces legalizimi dhe se në asnjë mënyrë nuk do dalin nga shtëpitë.

“Banesat nuk do t’i lëshojmë sepse çfarë kemi pas e kemi ndërtuar këtu. Kemi punuar tre breza për t’i ndërtuar. Jemi në proces legalizimi”, thone banoret. Në godinat e ish-Gjeologjisë që nga viti 1997 jetojnë banorë të ardhur nga zonat e thella malore të vendit.

Artikulli paraprakBABAGJYSHI VJEN NGA KINA, SHQIPËRIA IMPORTON 3.6 MILIONË EURO LODRA
Artikulli tjetërLU: DUHET NJË KRYEPROKUROR QË NUK MBRON TË KORRUPTUARIT