Me dhjetëra familje në periferi të fshatit Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Kjo rrugë 500 metër e gjatë vështirëson çdo ditë lëvizjen e banorëve për shkak të amortizimit. Banorët tregojnë se shpesh herë paguajnë fadroma nga kompani private për nivelimin e rrugës, pasi ndryshe nuk mund të kalojnë.

Ata kërkojnë që bashkia Shkodër të marrë sa më parë masa për rikonstruksionin e kësaj rruge.

Kjo nuk është rruga e vetme e amortizuar në këtë fshat. Problematikat me infrastrukturën rrugore janë të shumta, ndërsa bashkia Shkodër duket se investimet në këtë zonë nuk i ka në objektivat e saj.

 

Artikulli paraprakLEZHA NIS PËRGATITJET PËR FESTIVALIN E GJIROKASTRËS
Artikulli tjetërMUNGESA E URËS PENALIZON 500 BANORË NË LEZHË