Rreth 500 banorë të lagjes “Kodër Mulliri” në Lezhë, duhet të udhetojnë gjatë për tu lidhur me rrugen nacionale Lezhë-Milot.Shkak i kësaj situate është bërë shembja e urës nga vërshimi i përroit të Manatisë gjatë reshjeve të dendura të shiut të 19 janarit të këtij viti.Mungesa e urës prej gati 1 muaj ju ka vështiresuar jetesen thonë banoret e lagjes “Kodër Mulliri”, ndërsa kanë shumë pak shprese se problematika do të marrë zgjidhje.

Administratori i Kolshit Fajton Zefi, thotë se projekti i kësaj ure është bërë gati dhe është dakortësuar që të ndërtohet nga forcat xheniere të ushtrisë.

Vërshimi i përrenjeve dhe kanaleve nga reshjet e dendura të shiut të muajit janar, sollen dëme të konsiderueshme në disa zona të Bashkisë Lezhë.

 

Artikulli paraprakBANORËT KËRKOJNË ASFALTIMIN E RRUGËS NË BARDHAJ
Artikulli tjetërNIS NË SHKODËR FESTIVALI I SHAHUT “ÇESK JUBANI”