Kur ka kaluar një javë prej stuhisë që mbërtheu orët e para të 26 shtatorit qytetin e Shkodrës, duket se institucionet përgjegjëse e kanë ndalur punën vetëm me pastrimin e pemëve e thyera dekorative të cilat për disa orë bllokuan qarkullimin.

Tashmë, ajo çfarë ka mbetur në unazën perëndimore janë trotuaret e bllokuara nga pllakat të cilat janë hedhur në mënyrë të çrregullt pas aksionit të pastrimit. Janë vetë banorët ato të cilët tregojnë se pllakat I kanë vendosur në oborret e tyre deri kur punonjësit e bashkisë të fillojnë punën për shtrimin e trotuarit.

Sipas tyre, ndërhyrja duhej të kishte qenë e menjëhershme pasi në disa pjesë tashmë trotuaret janë bërë të pakalueshme.

Stuhia në orët e para të së shtunës së 26 shtatorit bëri që shumë pemë dekorative shumëvjeçare të shkëputen nga toka si shkak I erës së fortë. Por, pavarësisht pastrimit të trupave të pemëve, akoma pas një jave, trotuaret duken sikur ngjarja të kishte ndodhur një natë më parë

Artikulli paraprakNXËNËSIT QË KËRKOJNË RRUGË
Artikulli tjetërBASHA: LËRE KODIN ZGJEDHOR, SHQIPËRIA PO SHKATËRROHET