Banorët që jetojnë pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës prej shumë vitesh vuajnë nga mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore. Me fillimin e shkollave në muajin shtator dhe rikthimit të stinës së reshjeve, situata vetëm sa përkeqesohet.

Nxënësve u duhet çdo ditë të shkojnë në shkollë duke kaluar përkrah gropave të mbuluara nga uji. Të pyetur nag Star Plus ato tregojnë për vështirësitë që hasin gjatë kalimit në këtë rrugë.

Kërkesa e tyre e vetme është asfaltimi I rrugës në mënyrë që gjatë dimrit të mos humbin procesin mësimor.

Zona përreth varrezave të dëshmorëve vijon të mbetet një territor thuajse informal, pasi prej vitesh në këtë zonë nuk është investuar në infrastrukturë ndërkohë që numri I banorëve që vendosen për të jetuar atje është I lartë.

Artikulli paraprakMINISTRJA E DREJTËSISË: NDRYSHIM KODIT TË RI PENAL
Artikulli tjetërBANORËT: PAS STUHISË TROTUARET NË UNAZË TË PAKALUESHME