Prej më shumë se 15 vitesh rruga e fshatit Dobraç i Ri në njësinë administrative Rrethina ndodhet e amortizuar.

Banorët e asaj zone shprehen se në gjithë këto vite janë gënjyer nga drejtues vendor e qendror ndërsa rruga ende nuk është shtruar me asfalt. Banorët kërkojnë që të shtrohet rruga sepse kalimi në atë aks është tejet i vështirë.

Në fshatin Dobraç i Ri janë një numër i konsiderueshëm familjesh që banojnë aty. Çdo ditë detyrohen të përballen me vështirësitë në lëvizje qoftë për mjetet motorike e po ashtu edhe për këmbësorët.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, ASNJË DATË PËR HAPJEN E BURGUT
Artikulli tjetërURA E VJETËR E BUNËS, “MAKTH” PËR BANORËT E LAGJIES “ILIRIA”