Mungesa e sinjalistikës në aksin rrugor Fermentim – Ura e Bardhjave ka vënë shpesh herë në rrezik jetën e banorëve të zones por edhe të kalimtarëve të rastësishëm. Mungesa e vijave të bardha por edhe atyre ndarëse mes dy korisve kanë krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Sipas banorëve, nevoja për të ndërhyrë institucionet është e domosdoshme.

Pavarësisht zhgënjimit që kanë lidhur me punën e institucioneve, ata I bëjnë një thirrje bashkisë për të ndërhyrë pa qenë nevoja të regjistrohen aksidente të tjera.

Aksi rrugor nga lagjja “Fermentim” deri në afërsi të urës së Bardhajve shërben si pikë lidhëse e qytetit me shumë fshatra, gjë që sjell edhe një numër të lartë të lëvizjeve në këtë zonë. Problem mbetet fshirja e vizave të bardha, pasi këmbësorët e kanë të vështirë të lëvizin nga njëra anë, në anën tjetër të rrugës.

Artikulli paraprakRAMA: DEKLARATA E MITSOTAKIS PËR ZGJERIMIN E GREQISË ME 12 MILJE, S’KA LIDHJE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërVIDEO E DHUNËS, LIROHET 30 VJEÇARJA: U TRONDITA NGA SHOQJA