Ky është Abaz Toka, një banor në fshatin Kuç të Gurit të Zi që për katër ditë qëndroi i përmbytur. Uji tashmë është tërhequr por shtëpitë që kishin prezencë uji të paktën për momentin janë thuajse të pabanueshme.

Në momentet e para uji erdhi me shumë shpejtësi duke i paralizuar banorët e fshatit Kuç të cilët një pjesë janë të moshuar të vetmuar që kërkuan ndihmën e të afërmve tregon banori i Kuçit.

Banorët e Kuçit nuk u larguan nga shtëpitë e tyre për të mbrojtur ato pak pasuri që kanë.
Apeli i banorit të Kuçit është që shteti t’i kompensojë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe jo të mjaftohen me disa ndihma ushqimore.

Përveç dëmeve nga përmbytjet banorët e Kuçit kanë edhe probleme për të shitur prodhimet e tyre që shpëtuan ndaj Abaz Toka fton këdo që ka dëshirë të shkojë e të marrë mandarinat falas në mënyrë që të mos kalben.

Dhjetra shtëpi në fshatin Kuç të njësisë Gur i Zi por edhe zona të tjera të bashkisë Shkodër ndodhen në vështirësi për shkak të dëmeve të shkatuara nga përmbytjet.

 

Artikulli paraprakFILLOJNË 16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS
Artikulli tjetërAMBASADORJA E BE NË SHKODËR , JA ARSYEJA E VIZITËS SË SAJ