Njëzëri banorët e rajonit 5 i dhanë mbështetjen e tyre dhe shprehen bindjen se nga zgjedhjet e 6 Marsit, Bardh Spahia do të jetë kryetari i ri i bashkisë Shkoder. Fitoren e koalicionit “Shtëpia e lirisë” banorët e këtij rajoni nuk e vënë në diskutim, ndërsa thonë se me këtë proçes i kthejnë Shkodres dhe Shqipërisë demokracinë e munguar në këto vite.

Për kandidatin Spahia, kjo mbështetje do të përkthehet në angazhim maksimal dhe punë të pandërprerë për t’i ndryshuar Shkodres faqen, ku qytetari të jetë prioriteti numër një.

Në 6 Mars, të bashkuar siç kemi ditur të jemi përherë, t’i japim fitoren “Shtëpisë së lirisë”, pasi përmes saj, i japim frymëmarrjen e munguar demokracisë shqiptare, ishte ftesa që përmbylli këtë takim.

 

Artikulli paraprakESTRADA NIS PUNËN PËR “BIG BROTHER VIP SHKODRA”
Artikulli tjetërSHKODËR, MBËRRIJNË MATERIALET ZGJEDHORE