Estrada e teatrit “Migjeni” ka nisur provat për vënien në skenë të varietesë “Big Brother Vip Shkodra” me regji të Ismet Drishtit dhe skenar të Armir Shkurtit.

Drejtorja e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka e nisi fjalën e saj me një falenderim për Mjeshtrin e Madh Besnik Çinari I cili edhe pse në kushte të vështira shëndetësore është angazhuar në vënien në skenë të parodisë. Më tej ajo shton se shfaqja vjen si parodizim I realitetit në të cilin jetojmë dhe fenomeneve që hasim çdo ditë.

Regjisori Ismet Drishti tha se ky projekt I dytë e gjen edhe më të gatshëm për të bashkëpunuar me estradën e teatrit “Migjeni”

Provat kanë nisur këtë të mërkurë, ndërsa varieteja “Big Brother Vip Shkodra” pritet të shfaqet për spektatorin shkodran në fillim të muajit prill.

 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: OBJEKTIVI YNË DO TË JETË QEVERISJA ME SHKODRANËT DHE PËR SHKODRANËT
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: QYTETARI DO JETË PRIORITETI NUMËR NJË