Në familjen Ruçi, me 4 anëtarë, vështirësitë për përballimin e jetesës kanë filluar 4 muaj më parë. Kryefamiljari, babai I 2 fëmijëve Gjovalin Ruçi tregon se rregullat e reja të ndalimqarkullimit kanë bërë që ai të përballet me vështirësi për të siguruar minimumin jetik për fëmiëjt e tij.

Ai tregon se edhe bukën që hanë e kanë marrë borxh.
Gjovalini i lutet bizneseve private të cilat vazhdojnë të jenë të hapura gjatë këtyre ditëve të shtetrrethimit të krijojnë një mundësi për punësimin e tij.

Shtëpia në të cilën banon familja me katër anëtarë ëshët e ndërtuar nga kontributi I kishës në njësinë administrative Rrethina. Ndërkohë që si shkak I mungesës së një telefoni inteligjent, fëmijët e kanë të pamundur të mësojnë online si shokët e tjerë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SINDIKATA E ARSIMIT: MËSIMI ONLINE NJË DËSHTIM
Artikulli tjetërPREZANTOHET SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR, RAMA: PENSIONISTËT NUK KANË LEJE