Tashmë dalja për të bërë pazar do të bëhet me leje dhe autorizim. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot aplikacionin e ri.

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

Edi Rama: Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.

Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe.

Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Pra pensionistët nuk do të aplikojnë në këtë sistem sepse përgjigjja do të jetë negative. Pensionistët duhet të rrinë në shtëpi. Për ata pensionistë që janë të vetmuar do të kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushtim.

Është vetëm një anëtar i familjes për të bërë pazar, ndërsa anëtari tjetër ka autorizimin për punë.

E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar.

 

Artikulli paraprakBARDHAJ, 4 MUAJ PA TË ARDHURA, FAMILJA APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërNGA E HËNA VETËM NJË FAMILJAR DO TË DALË NGA SHTËPIA (1 ORË) PËR PAZARET! DY RRUGËT PËR TË MARRË AUTORIZIM!