Kanë protestuar dhe kanë bërë edhe një peticion por ende asnjë lëvizje nuk ka për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Bardhanjor të njësisë Rrethina.

Disa herë kanë tentuar të zhvillojnë takime në institucionet vendore e rajonale në Shkodër por ende nuk ka asnjë lajm pozitiv për të shtruar atë aks rrugor. Banorët tregojnë se qarkullimi aty mbetet i vështirë. Disa herë banorët kanë kërkuar rikonstruksionin e rrugës, kërkesë të cilën e kanë edhe tani. Disa herë banorët e fshatit Bardhanjor në fushata elektorale kanë marrë premtime se rruga e tyre do të rikonstruktohet por deri më tani këto premtime nuk janë mbatur dhe ai aks vijon që të jetë i amortizuar.

Artikulli paraprakTURIZMI NË POSTRIBË, MASA PËR PASTRIMIN E URËS SË MESIT
Artikulli tjetërSHIFRA ALARMANTE, 62 RASTE TË DHUNËS FAMILJARE