Gazment Bardhi thotë se përjashtimet ndaj deputetëve të opozitës janë bërë me urdhër politik, ndërsa i bërë thirrje PS dhe Lindita Nikollës që të rishohin kërkesat e tyre për komisionet hetimore dhe masat e ndëshkimit.

“Pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan në sallë, edhe pse nuk kanë kryer asnjë shkelje të rregullores si një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës.

Grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve që ky nuk është kuvend normal, sa kohë opozitës i mohohen të drejtat nuk mund të ketë një falsitet në Kuvend sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuese. Apeloj mazhorancën, Nikollën që të rishohë pozicionin e saj së pari sa i përket kërkesave të opozitës dhe të heqë dorën nga masat që tentojnë të shtypin opozitën, përmes përjashtimit të deputetëve”, tha Bardhi.

Ai nuk përjashton as grevën e urisë, apo ngujimin.

Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit opsionet e mundshme të aksionit. Secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në kat përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë.

Artikulli paraprakMBYLLET KUVENDI, PS SHTYN VOTIMIN PËR LIGJIN PËR KTHIMIN E BASTEVE ONLINE
Artikulli tjetër“NIKOLLA U LARGUA ME AMBULANCË”, NOKA PARALAJMËRON: LINDA E KUVENDIT DHE TË TJERË S’DO TË GJEJNË PAQE, AS NË SHTËPITË E TYRE