Basha akuza Ramës nga Shkodra: Ke bërë diferencime krahinore në investime

Nga Shkodra, kryeopzitari Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për diferencime krahinore në investime dhe urrejtje patologjike për Veriun. Basha tha se zotimet që bëri Rama për të ardhur në pushtet ishin të gjitha gënjeshtra dhe i vetmi plan i tij ishte të rriste taksat. Edhe ato investime infrastrukturore që gjeti i la përgjysmë, tha Basha. “Kishte 16 miliardë euro që i ka harxhuar, s’mendoi për të rininë e Shkodërës e Shqipërisë. E trajtoi me urrejtje patologjike e politike Shkdorën e gjithë Veriun”, u shpreh kreu i PD-së. “Në 25 qershor do marrë fund diskriminimi krahinor, unë do jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, nga Jugu në Veri”, premtoi Basha.Kryeopozitari Lulzim Basha shpalosi sot në Shkodër programin ekonomik të “Republikës së Re”. Basha tha se ky është një program ekonomik që “Shqipëria se ka pasur asnjëherë” në këto 27 vite. Basha premtoi ulje taksash, krijim të vendeve të reja të punës, subvencione për fermerët e stazhe të paguara për të studentët. Kreu i PD-së akuzoi edhe kryeministrin Rama se nuk i ka mbajtur primet me të cilat erdhi në pushtet dhe rriti taksat.

Artikulli paraprakKAMIONËT ME 10 TONË HASHASH, GJYKATA LIRON DISA PREJ DOGANIERËVE
Artikulli tjetërKËRCËNONTE PUNONJËSE E POLICISË, NËN HETIM 35-VJEÇARI