Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një lëvizje të fundit brenda partisë, që vjen në kuadër të aksionit opozitar. Mësohet se me anë të një shkrese zyrtare, Basha ka emëruar Gazment Bardhin si koordinator në Shkodër, e ndërsa Flamur Nokën e ka deleguar në qytetin e Elbasanit.në vend të Luçiano Boçit.

Mësohet se kjo lëvizje vjen si vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune.

Dokumenti i plotë që mban datën 12.07.2019 me firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, I përcakton detyrat e degëve në rrethe përgjatë verës për periudhën 15 korrik- 31 gusht.Një urdhër i tillë vjen në një kohë, kur opozita ka realizuar 10 protesta kombëtare me synimin për të rrëzuar qeverinë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e ndërsa nuk ka një datë të re për protestën e radhës.

Ndërkohë, më herët, Basha paralajmëroi se do të vijojë aksionin opozitar Rama IK, jo më me fjalë, por me vepra. Ndërkohë edhe degët e tjera në rrethe të PD-së kanë pësuar ndryshime.

Degëve i kërkohet gjithashtu të hartojnë një kalendar takimesh me qytetarët si dhe përfshirjen në kryesi të personaliteteve me eksperiencë politike por edhe promovimin e të rinjve dhe grave në funksione drejtuese.

Artikulli paraprakBELGJIKA EKSTRADON 41-VJEÇARIN NGA SHKODRA
Artikulli tjetërAVOKATI DACI: ZGJEDHJET NË VAU-DEJËS U MANIPULUAN