Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kreu i saj Lulzim Basha deklaroi se qëndrimi i grupit parlamentar të kësaj partie është unanim dhe koheziv, duke shtuar se Partia Demokratike është pro miratimit të reformës në drejtësi. Basha: Mbledhja e grupit ka qenë një mbledhje jashtëzakonisht produktive, ku grupi ka rrahur mendimet për situatën aktuale. Është informuar për situatën e djeshme dhe për fatin e keq për pengesat e nxjerra pas finalizimit të marrëveshjes. Është informuar për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e këtyre dy çështjeve, në mënyrëp që të shmanget çdo politizim në këtë fazë të fundit të reformës në drejtësi. Cila palë e përdor për kapital politik dhe cila palë e përdor për shqiptarët. Qëndrimi i grupit është unanim, koheziv, Partia Demokratike është për miratimin e kësaj reforme.

Artikulli paraprakMAJLINDA BREGU: REFORMA DUHET TË MIRATOHET
Artikulli tjetërNDOCAJ: A MË NJEH MUA META?