Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu deklaroi se reforma në drejtësi duhet të miratohet të enjten.

Ajo tha se besonte që çdo ambasador ishte me një mision në Shqipëri dhe nuk i besonte filmave me diversantë. Bregu: Çdo ambasador që vjen në Shqipëri është me një mision të caktuar. Në të njëjtën mision kanë qenë edhe në Shqipëri me dëshirën e mirë për të miratuar një reformë në drejtësi. Unë nuk shoh asnjë diversion. Me të thënë të drejtë, filmat me diversant dhe desantë ajror, unë nuk i shoh që kur kam qenë kalama. As nuk dua të mendoj se ka një arsye tjetër, përveç faktit se kjo është një reformë jetike për shqiptarët. Nuk them asnjë gjë të re dhe nuk përbëj lajm, them atë që kam thënë prej 1 viti, reforma në drejtësi duhet të miratohet të enjten.

Artikulli paraprakMETA BISEDË TELEFONIKE ME EUROKOMISIONERIN HAHN
Artikulli tjetërBASHA: JEMI GATI TË OFROJMË ZGJIDHJE