Në kulmin e debateve për krizën politike, Presidenti Ilir Meta në orën 14:15 doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi se ka krijuar forumin ‘Unë jam Arbëresh’. Më pas kreu i shtetit iu përgjigj cështjeve politike mbi krizën, dekretin e tij për zgjedhjet e 13 Tetorit, por edhe integrimin.

“Pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse në 13 Tetor , standarde demokratike të besueshme mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli në 18 Tetor dhe të gdhiheni në 19 Tetor me çelje të negociatave. Kam apeluar për dialogun politik.

Nuk ka datë tjetër në mendjen time veç 13 tetorit, edhe këtë datë e kemi marrë me mik, që të mos merrnim një përgjigje negative në Qershor. Të përpiqemi të jemi të sinqertë me qytetarëve sepse kjo është një datë që i intereson të gjithëve prandaj të përpiqemi ti bashkojmë dhe jo ti ndajmë shqiptarët”tha ai.

Presidenti pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit dekretoi 13 Tetorin si datë zgjedhjesh lokale, por Basha është shprehur se nuk futet në zgjedhje me Ramën dhe pa qeveri tranzitore. Por Meta sot kishte një përgjigje për Bashën duke thënë se ‘kush do të marrë pjesë, ata që nuk duan të dalin me spektatorët’.

Gazetaret pyeten sot Presidentin Ilir Meta gjatë konferencës për mediat se ku u bazua për letrën që i dërgoi kryeministrit Rama duke ngritur alarmin për një tërmet apokaliptik, që sipas tij ishte parashikuar nga një sizmolog grek. Meta tha se për paralajmërimin e sizmologut grek u bazua te mediat.

“Unë nuk e di se cfarë ka thënë greku, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se TV -ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini qasa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po patët harruar shkoni dhe pyesni banorët atje. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon” tha ai.

Presidenti pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit dekretoi 13 Tetorin si datë zgjedhjesh lokale, por Basha është shprehur se nuk futet në zgjedhje me Ramën dhe pa qeveri tranzitore. Por Meta sot kishte një përgjigje për Bashën.

“Jam 1000% i bindur që zgjedhje të ligjshme janë ato të 13 Tetorit, kush ka dëshirë të regjistrohet, kush ka dëshirë të mos regjistrohet, të dalë me spektatorët. Edhe opozita ta ketë të qartë që nuk mund të rrijë larg nga problemet dhe të mjaftohet vetëm me denoncimet.

Ne zgjedhje daneze nuk mund të presim. Kam qenë i hapur edhe Presidenti të votohet në 13 Tetor dhe unë respektoj votën e qytetarëve shqiptarë, nuk kam asnjë shqetësim apo hezitim. Unë edhe deri në 12 tetor do ua përsëris këtë gjë të gjithëve, pasi data është në fuqi”.

Kreu i shtetit u kërkoi sot sërish aktorëve të politikës nga shumica dhe opozita që të lënë pushimet e gushtit, por të dialogojnë për të gjetur zgjidhjen e krizës

“Kam ndërmarrë iniciativat e mia si President, jo vetëm informale, por edhe publike në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, i kam kërkuar edhe OSBE. Unë nuk përkrah politikën e kapjes së institucioneve të Ramës apo axhendën e Bashës apo zonjës Kryemadhi.

Vlerësoj qëndrimet realiste, si partitë opozitare nga Mediu, apo Shehu, apo qëndrimet e zotit Milo nga koalicioni i majtë, që kuptojnë që ky proces është i minuar dhe që kërkojnë të hapin kontributin e tyre për ta shpëtuar. Shpresoj që të ketë kontribute të tjera, dhe jo pushime të rehatshme për të rifilluar në shtator me alibitë” tha ai.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka frikë nga shkarkimi pas komisionit hetimor që ngriti shumica. “As nga komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias. Nuk kam hallin e Venecias, por të dalë mbi ujë ky gjyqi i Becchetit, pasi është faturë e madhe shumë”.

Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se Presidenti ndodhet në një situatë të rëndë dhe nëse i kërkon ndihmë do të jetë gati për t’ia ofruar.

“E falenderoj për solidaritetin, por po të kem probleme shëndetësore shkoj te doktori, unë nevojë për piktura nuk kam, se kam shumë, por ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoj prej tij. Sa i takon parametrave janë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë bëra 50 km ecje në rërë dhe tani jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria, pasi nuk dua të largohem nga Shqipëria në Gusht nëse do të ketë nevojë për dialog.

Jam gati për majën e Korabit, nëse ka dëshirë, të na bashkëngjitet. Ai ka vështirësi në malet e Tropojës, por në malet e Dibrës e ka më të lehtë/ I vetmi shqetësim që kam unë është data 19 tetor, se u intereson të gjithëve, duhet ti bashkojë shqiptarët” tha ai.

Presidenti Ilir Meta ripërsëriti sot se pa zgjedhje në datë 13 Tetor nuk ka negociata. Ai tha se nuk duhet të dëgjohen ndërkombëtarët kur flasin për integrimin, por vetëm ai, pasi beson se është njohësi më i mirë për këtë cështje.

“Unë e konsideroj veten një lider lokal dhe jo global dhe nuk marr përsipër të zgjidh kriza globale, por për cështjet e integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë ambasador t’u thotë të vërtetën, atë më mirë se te unë, që kam 30 vite që merren dhe nuk e di asnjë më mirë. Mandati im si ish-student i dhjetorit dhe politikan i votuar në pozicione të ndryshme, aq më tepër si President.

Unë nuk kam këtu ti bëj qokë askujt, as opozitës dhe as qeverisë. Jam për interesin kombëtar. Ky është qëllim kombëtar. Pa zgjedhje vendore, të paktën minimumi, me standarde, mos prisni asnjë mrekulli në 18 tetor që të gdhiheni me celje negociatash, prandaj kam apeluar për dialog” tha ai.

Artikulli paraprakRAMA MERR PJESË NË BETIMIN E VELIAJT KRYEBASHKIAK: MË 30 QERSHOR BANORËT E TIRANËS VOTUAN PËR TË DREJTËN, JO THJESHT TË MAJTËN
Artikulli tjetërVANGJUSH DAKOS DHE FAMILJES SË TIJ I NDALOHET HYRJA NË SHBA