Për herë të parë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në konstituiumin e këshillit bashkiak dhe betimin e një kryetari bashkie. Zgjodhi Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj,që fitoi më 30 qershor një mandat të dytë si qytetari i parë i Tiranës.

Kreu i qeverisës vuri në dukje faktin që zgjedhjet u mbajtën pa opozitën, por tha me bindje se më 30 qershor qytetarët shqiptarë votuan për të drejtën, dhe jo thjesht për të majtën. Me marrjen e mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama foli për një sfidë të madhe në vijim, por shtoi se do të punohet njësoj për të gjithë qytetarët.

“Uroj të gjeni në çdo hap arsye dhe vullnet për të rritur angazhimin në komunitet. Uroj që përfaqësinë e re opozitare në këtë kuvend tuajin të mos e masni me peshën e vogël të numrit të saj, por me peshën e vullnetit të mirë për të dëgjuar zërin e saj për të përfituar bërjen e punës së mirë të përbashkët. Këshilli i shkuar ka qenë rëndom peng i politikë dhe është bllokuar me urdhra nga jashtë kësaj salle, por kjo nuk e ka penguar vendimmarrjen.

Por kujdes njësoj e dëmshme do të ishte njësoj sikur numrat e sotme të sillnin mungesën e debatit dhe të prodhonin vendime në mungesë transparente. Askush nuk duhet ta harrojë se në 30 qershor banorët e Tiranës, votuan për të drejtën jo thjesht për të majtës. Duke marrë këtë në mendje, duhet të udhëheq çdo ditë punën tonë”, tha Rama.

Artikulli paraprakMETA INSISTON: REAGIMI KORREKT, I VËRTETË LAJMI I SIZMOLOGUT GREK PËR TËRMETIN APOKALIPTIK
Artikulli tjetërBASHA KUNDËR 13 TETORIT ME RAMËN, META: KUSH NUK DO, TË DALË ME SPEKTATORËT