Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim partitë aleate për të diskutuar për reformën në drejtësi.

Burime për Ora News bëjnë të ditur në takim u diskutua një propozim i ri për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. PD dhe opozita kanë kërkuar deri tani zbatimin pikë për pikë të rekomandimit 88. Në takimin që po zhvillon Basha merr pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, i cili një vit më parë u largua nga koalicioni opozitar. Nard Ndoka iu bashkua kualicionit qeveritar në zgjedhjet lokale. Por, më herët Nard ndoka ka deklaruar votën kundër reformës pa konsensusin e opozitës. 21 korriku është afati i fundit ku ne seancën plenare do të hidhen në votim ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Artikulli paraprakMASTERPLANI I GAZIT, GJIKNURI: PLAN AFATGJATË, DO VIHET NË PUNË DHE TERMOCENTRALI I VLORËS
Artikulli tjetërPD, AKUZA RAMËS PËR FOTON ME OBAMËN: PAGESA TË TILLA, KRIM FEDERAL NË SHBA