Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se PD-ja ka shpalosur prioritetet e saj qysh në nëntor, duke depozituar në kuvend disa projektligje, veçanërisht për paketën ligjore në komisioni bipartizan për reformën zgjedhore. Ai tha se ky komision ka kohë që nuk mblidhet, duke shtuar se tani papritur dëgjuam Ramën i cili iu kthyer lojës së alibive për mos mbledhje.

Basha: Dua ta nis me një deklaratë të shkurtër me zhvillimet e fundit. PD-ja ka shpalosur prioritetet e saj qysh në nëntor, duke depozituar në kuvend disa projektligje, veçanërisht për paketën ligjore në komisioni bipartizan për reformën zgjedhore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet. Pas depozitimit të paketës tonë të propozimeve e konsultuar me opozitën, kemi pasur vetëm premtime për mbledhjen e komisionit.

Tani papritur dëgjuam Ramën i cili iu kthye lojës së alibive për mos mbledhje. Prandaj mesazhi i parë që kam i drejtohet atij, se për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen e opozitës për t’i ikur përgjegjësive të shumta me të cilat ka lënë bë baltë njerëzit. Nuk pi ujë kjo alibi sepse në raport me reformën zgjedhore janë të përfshira të gjitha palët.

Artikulli paraprakRAMA KRIJON MINISTRI TË RE NË KABINETIN QEVERITAR
Artikulli tjetërBARDHI I PËRGJIGJET BASHËS