Kreu i PD Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me demokratët në Dibër falënderoi mbështetësit e tij për këmbënguljen dhe durimin që kanë treguar në përballje me sfidat.

Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se do të ngrihen më të fortë.

‘Falënderimi i parë i takon demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin në shtëpinë e tyre, të Lezhës dhe Mirditës që na bashkohen. Kjo sallë është mbushur plot e përplot dhe prapë është e vogël për guximin dhe kurajën e demokratëve të Kurbinit, Lezhës. Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka , aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të folur të vërtetën siç është dhe aftësi për të marrë vendimi i japin demokratëve vlerat më të mëdha. Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë.’, tha Basha.

Artikulli paraprakPS ‘NDEZ’ MOTORËT PËR 6 MARSIN, RAMA: DO TË PARAQESIM KANDIDATËT, NUK DO TË KETË DEPUTETË NË LISTË
Artikulli tjetërPRESIDENTI NXJERR VIDEON KRAH BUJAR QAMILIT: NUK MUND MOS T’I DORËZOHESH TALENTIT TË TIJ