Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.

“Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë. Sa i përket grave, ju e dini që mes një gruaje dhe dhjetë burrash, unë zgjedh gruan”, u shpreh kreu i qeverisë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META DEKORON SPORTISTËT SHKODRANË
Artikulli tjetërBASHA NË KURBIN: NUK NA RRËZOJNË DOT DO TË NGRIHEMI EDHE MË TË FORTË