Kryetari i PD, Lulzim Basha, është nisur për në Sofje, ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane

Burime nga PD bëjnë të ditur se samitin e PPE, Basha do e shfrytëzojë për të kërkuar mbështetje për hapjen e negiociatave.

Mësohet se Basha do jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancen parlamentare të së enjtes

Opozita ka deklaruar se të enjten nuk do të lejojë seancë parlamentare normale, ky vendim i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj.

Artikulli paraprakI REFUZOI RIBASHKIMIN, TENTON TË VRASË ISH-GRUAN, POLICIA PARANDALON KRIMIN
Artikulli tjetërTENTOI T’I JEPTE FUND JETËS, 37-VJEÇARJA DËRGOHET NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL