Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qene ne Shkoder ne nje takim me anetaret dhe simptizantet e kesaj force ne Shkoder pa praninë e mediave. Kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend u shpreh se kjo qeveri nuk mund të ndalë 120 mijë shqiptarë në shesh në 27 Janar.“Kjo qeveri nuk mund të ndalë 120 mijë shqiptarë në shesh në 27 Janar. Krimi dhe mafia kontrollon sot qytetet dhe fshatrat tona. Shqiptarët janë sot me të varfër, vendimi i shqiptarëve është largimi i Edi Ramës.

Ti themi gjithkujt që t’na bashkohet, jo për hallin e Lulzim Bashës, as të Partisë Demokratike por të gjithë shqiptarëve. Ne dalje te ketij aktivi, Basha nuk i ka shpetuar gazetareve, por shkurtimisht ai theksoi se ky eshte bashkimi me i madh i shqiptareve.

Forca e njerëzve të bashkuar, mund të ndryshojë këte qeveri. Le ti japim Shkodrës pishtarin e demkracise, ky pishtar i Shkodres për liri dhe demokraci nuk ndalet asnjeherë. Nuk mund të lejojmë askënd të gezojë pushtet me vota të vjedhura, dhe 27 Janari ështe dita që do ti thotë jo kësaj qeverie me vota të vjedhura- perfundoi Basha fjalimin e tij para shkodraneve.

Artikulli paraprakDËSHMORËT E ATDHEUT TË DENUAR ME HARRESË
Artikulli tjetërGILMAN LIKA: NDAJ KUKËSIT DUAM TRE PIKËSHIN