Basha: Tronditëse vrasja e efektivittë FNSH, ngushëllimet më të thella

Lulzim Basha e cilëson si tronditëse vrasjen e efektivit të FNSH Ardian Kodra. Kryedemokrati shpreh ngushëllimët më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij. Basha deklaron se burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike . NË FACEBOOK ,Lulzim Basha thekson: “Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torivicën duke qëlluar me armë. Burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në vecanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve”.

Artikulli paraprakKAPET AUTORI I VRASJES SE EFEKTIVIT TE FNSH
Artikulli tjetërTRAJNERI KARLO ANCELOTI NE SHQIPERI.BASHKEBISEDIM ME RAMEN