Trajneri Carlo Ancelotti në Shqipëri rrëfen karrierën dhe librin e tij“Udhëheqja e urtë”.Anceloti ka bashkebisseduar me kryeministrin Rama ne prani te njerezve nga sporti,politika e media.

Kryeministri Rama ka mirëpritur ditën e sotme një mik special, trajnerin e njohur italian Carlo Ancelotti. Aktualisht trajner i Bayernit të Mynihut, legjenda italiane është mjaft e njohur dhe gëzon popullaritet në të gjithë botën për atë që ka dhënë për futbollin jo vetëm me Milanin në vendlindjen e tij, por edhe me PSG në Francë, Çelsin në Angli, Realin e Madridit në Spanjë dhe së fundmi me kampionët e Gjermanisë. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ‘Carlos i them që në Shqipëri është mjaft i njohur. Arsyeja pse sot gjendemi këtu është dashuria që është në zemrën e cdo shqiptari që e ndjek futbollin dhe Ancelotin. Libri i tij, të cilin e lexova me kënaqësi mbi lidershipin. Do ta flasim për futboll, por jo vetëm, por edhe për menaxhim dhe rolin e udhëheqësit. E vecantë në këtë libër që po e përkthejmë në shqip, flet për një lidership të qetë”tha Rama. Ndërsa trajneri Anceloti u shpreh se jam i ndehur që ndodhem këtu. ‘Falenderoj Ramën për ftesën, është hera e dytë që vij në Tiranë. Herën e parë ka qenë si lojtar i Milanit. Kjo është hera e dytë që vij të flas për këtë libër. Nuk ka qenë një punë, por kënaqësi. Ishte një hobi, e kam shkruar me një profesor të Londrës. Nuk do ti mësoj asgjë askujt, por përvoja e bukur dhe eksperienca që vazhdon. Trajneri duhet të ketë aftësi të menaxhojë dhe komunikojë. Lidershipi është mbi të gjithë, lind nga karakteri i një personi. Dikush që është autoritar nuk mund të ushtrojë një lidership të qetë. Në këtë kuptim nuk kam pasur një lider autoritar, as prindërit, mësuesit, apo trajnerët. Shumë herë më kanë thënë duhet të përdorësh thuprën, por unë kam thënë jo, pasi askush nuk e ka përdorur mbi mua” tha ai. Më pas biseda është zhvendosur te fillimet, ku Anceloti ka shpjeguar marrëdhënien me Arrgio Sakin.Pyetjes së si mundet që Shqipëria të mundë Italinë në ndeshjet eliminatore të Rusisë, tekniku i përgjigj se për këtë duhet të pyetet De Biasi. “Këto gjëra duhet ti zgjidhë Ganni. Hobin që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit, distanca është ulur shumë, ka bërë një Europian të mirë. Cdo skuadër ka objektivin e vet, nuk mund të fitojë Kupën e Kampioneve, por të bëjë një lojë të mirë”.

Artikulli paraprakBASHA NGUSHELLIME PER VRASJEN E EFEKTIVIT TE FNSH
Artikulli tjetërVRASJET E KRYERA VITET E FUNDIT NGA TE SEMURET MENDORE