Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bëri të qartë qëndrimin që i bëri Presidentit Meta.

Pavarësisht datës 13 tetor të dekretuar nga Presidenti, Basha tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor pa dalë para drejtësisë ata që kanë vjedhur votat.

Basha: Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.
Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

Artikulli paraprakUJKU SULMON FËMIJËT NË HAN TË ELEZIT
Artikulli tjetërZJARRI NE KZAZ NR 6 NË BUSHAT, LLESHAJ: SHENJË SKIZOFRENIE POLITIKE E PD