Në një komunikim për mediat nga selia blu, kryetari i PD-së uLulzim Basha ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të paditur gazetarin e “Bild”, Peter Tiede.

Sipas Bashës, Rama jeton në luks ndaj mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve.

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!”,
Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë për të zgjatur aktivitetin e tij kriminal. Nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se Ramiz Alisë.

Edi Rama ka vendosur të bëjë votimet e tij njëpartiake. Ka javë të tëra që bredh në Shqipëri duke provokuar dhe nxitur dhunë. Edi Rama është i mësuar me dhunën. Po kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë dhe në aleancë me krimin. Ai e di se vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile do ti shpëtojë gjykimit.

Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë por duke rrëzuar regjimin kriminal të Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të bashkuara të shqiptarëve.”

Basha u beri thirrje shqiptareve te braktisin zgjedhjet farse,te braktisin Edi Ramen.

Artikulli paraprak‘MË 30 QERSHOR DO TË KETË VËLLAVRASJE, TË KALOHET MBI TRUPAT TANË’! POLICIA SHOQËRON ISH-KRYEDEMOKRATIN E ELBASANIT
Artikulli tjetërPËRPLASEN TRE MAKINA NË AKSIN FIER-LUSHNJE, HUMB JETËN 18 VJEÇARI, DY PLAGOSEN