Një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Fier-Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”,

ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, pasagjer në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh.

Gjithashtu dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakBASHA: OPOZITA NUK VJEN NË PUSHTET ME DHUNË, FATI I EDI RAMËS, MË I KEQ SE I RAMIZ ALISË
Artikulli tjetërVETTINGU, KPK RIKONFIRMON NË DETYRË KANDIDATEN PËR KUSHTETUESE