Ndërsa në Kuvend pritet të votohet rrëzimi i dy dekreteve të presidentit për koncesionet Milot-Balldre dhe Orikum Dukat, kreu i Partisë Demokrative, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu paralajmëroi të gjithë deputetët që do të ngrejnë kartonin se do të mbahen shënim dhe do të jenë subjekt i ligjit antimafia.

Lulzim Basha: Në këto momente pak metra pas meje në kuvendin e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare të pluralizmit.

Koncesioni i rrugës Milot-Balldre dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po hodhet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit. Kjo është vjedhje me ligj.

Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia.

Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do tu ndjekim këmba-këmbës çdo qindarkë, çdo shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë dhe pasuri e juaja do të jetë në lupën e ligjit antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çfarë votohet sot nga landfilli i Republikës është vjedhje me ligj.

Artikulli paraprakVETËVRITET PRANË BANESËS SË TIJ 51 VJEÇARI
Artikulli tjetërITALIA NË ALARM NGA RRITJA E NUMRIT TË MINORENËVE SHQIPTARË