Lideri i opozitës Lulzim Basha priti në selinë e PD të dërguarën e SHBA në Shqipëri Leyla Moses Ones. Pas takimit me zyrtaren e lartë të ambasadës amerikane Basha tha se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh dhe se s’do ketë zgjedhje pa opozitën.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhurit në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ky është një mashtrim.

Pas të ngarkuarës të ambasadës së SHBA, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha është parë të hyjë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, takime këto që vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe kur ende nuk ka një marrëveshje mes palëve politike për zgjidhjen e krizës.

Artikulli paraprakMETA: ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT NUK NJIHEN LIGJËRISHT
Artikulli tjetërXHEVDET AMULI NË TONIGHT:NË SHKODËR NUK KA ZGJEDHJE