Kryetari i partisë demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli ka qënë i ftuar i radhës i emisionit Tonight në ekranin e Star Plus.

Protestat dhe zgjedhjet e 30 qershorit kanë qënë në fokus të këtij emisioni. Sipas Amulit protestat do të vazhdojnë ndërsa sipas tij me 30 Qershor Shkodra nuk do të zhvillojë zgjedhje.

Ndërkohë përballë gazetarit Erzen Koperaj kryetari Amuli ka folur edhe për arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia dhe shpalljen në kërkim nga policia të disa figurave të nderuara të këtij qytetit,

duke i cilësuar si arrestime politike dhe shantazhe që shteti po tenton ti bëjë demokratëve të këtij qyteti.

Gjithashtu kreu i partisë demokratike tha se ditancohet nga aktet e dhunës që ndodhen në shkollën “Shejnaze Juka” ku sipas tij ato veprimi nuk kanë lidhje aspak me partinë demokratike por nga persona dashakeq të cilët ai tha se nuk i ka identifikuar kush janë
Sinkron

Artikulli paraprakBASHA PAS TAKIMIT ME ONES: ZGJEDHJE PA OPOZITËN NUK KA
Artikulli tjetërKLOSI: BIZNESET PA ROJE BREGDETARE DO TË NDIQEN PENALISHT