Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar këtë të hënë lidhur me ligjin e mbetjeve duke bërë dy deklarata të forta.

Në një konferencë shtypi, Basha ka deklaruar fillimisht se opozita do të marrë masa për ta bllokuar ligjin e mbetjeve të miratuar në Parlament. “Rruga e vetme për t’i prerë rrugën katastrofës kombëtare është bllokimi i saj. ne do të bëjmë gjithcka në aleancë me qytetarët që kjo cështje të mbyllet njëherë e mirë. do t’i kërkojmë presidentit të mos e ratifikojë ligjin, do të shohim të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë luajnë brenda saj, sepse zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Ne do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referencumi kundër importit të plehrave. Referendum që kërkon kërkesat e 28 deputetëve”, ka deklaruar Basha. Deklarata tjetër e fortë prej tij ka qenë ajo në formë autokritike ndaj të njëjtit ligj të miratuar nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet. “Është një reflektim personal i imi se ligji që bëmë ne për importin e plehrave ka qenë i gabuar. Por nuk ka pasur interesa korruptive. Unë jam i penduar për vendimin e marrë. Një vend që promovon turizmin nuk mund të kthehet në vend për importin e mbetjeve. Ne atëherë besuam se do të vepronim në favor të interesit publik. Por ngritja e 64 mijë njerëzve ishte shprehje se ne dëgjuam zërin e qytetarëve”, ka thënë Basha.

Artikulli paraprak“LARMIA E GJUHËVE NA BËN TË NDRYSHËM, POR TË BASHKUAR”
Artikulli tjetër“LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR” NË SHKODËR