Delegati i Bashkimit Evropian në Shqipëri Orlando Fusco deklaroi nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër se gjuhët e shumta që ka Evropa na bëjnë të ndryshëm, por të bashkuar.

Duke folur në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Fusco tha se kontinenti ynë është vend unik përsa i përket larmisë në kultura dhe në gjuhë. Delegati Orlando Fusco ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës Evropiane të Gjuhëve. Në diskutimin e organizuar nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian morën pjesë mësues dhe nxënës të Aleancës Franceze, Shkollës Austriake dhe gjimnazit Shejnaze Juka.

Artikulli paraprakGRETA KOÇI MBUSH PAMBARIMISHT 16 VJEÇ
Artikulli tjetërBASHA PËR IMPORTIN E MBETJEVE: KATEGORIKISHT KUNDËR