Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Bashan me anë të një reagimi në facebook nëpërmjet një video-mesazhi shprehet se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar i Ballkanit.

Basha akuzon rivalin e tij se po vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit. Sipas kreut të PD, të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Përmes këtij video-mesazhi Basha shprehet:Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit.

Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend.

Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi. Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij shkruan Basha.

Artikulli paraprakREVISTA FRANCEZE: KRYEBASHKIAKU I DËNUAR, JEP DORËHEQJEN
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: TË BËHEMI TË GJITHË BASHKË PËR SHKODRËN