“I dënuar për trafik droge, kryetari i Bashkisë së Shkodrës jep dorëheqjen para se të marrë detyren”.

Kështu shkruan revista franceze “Courrier des Balkans”, për atë që ndodhi me Shkodrën dhe kandidatin e PS për këtë bashki Valdrin Pjetrin. Courrier des Balkans, një revistë që lexohet nga politikanët, diplomatët e studiuesit e interesuar per Europën Juglindore,

shkruan për largimin e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pasi dha dorëheqjen sepse iu zbuluan dokumentet italiane ku ishte dënuar disa vite më parë.

Në shkrimin e saj revista Franceze ndalet kur thotë se Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik droge. Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale.

Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise. Ndërkohë revista franceze ka cituar edhe Partinë Demokratike sipas së cilës kjo e fundit beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kishte qenë i dënuar ndonjëherë. Por sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, del se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve të dënimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale përfundon shkrimin e saj revista franceze “Courrier des Balkans”

Artikulli paraprakPD SHKODËR KUNDËR KËSHILLIT TË RI BASHKIAK
Artikulli tjetërBASHA: RAMA KRYEMINISTRI MË I KORRUPTUAR I BALLKANIT