Kryetari i PD-së përmes një postimi në facebook thotë se Rama po bën çtë mundet për t’u harruar shpallja non grata e Vangjush Dakos në SHBA.

“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.”

Basha thotë se Dako mbrohet nga Rama dhe kjo është arsyeja përse nuk ka dalë për asnjë rast korrupsioni para drejtësisë.

“Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.”

Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.”

Basha e mbyll postimin e tij në facebook duke nënvizuar se largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

“Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.”

Artikulli paraprakGJUMI I TEPËRT JU RREZIKON NGA DISA SËMUNDJE
Artikulli tjetër1 MILION TURISTË SHQIPTARË NË GREQI? DOMINOJNË NË TRE RAJONE