Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se shqiptarët do të votojnë për ekonominë ditën e diel dhe jo për atë që nuk mbajti premtimet për 300 mijë vende pune.

Gjatë takimit përmbyllës elektoral në Laç, Basha tha se Rama kërkon timonin edhe pse nuk di t’i japë makinës. Basha: Dita e diel është dita e vendimit të madh. Nga e diela varet gjithçka. A do të vazhdojmë edhe 4 vite me një njeri që nuk mbajti asnjë premtim, me Edi Ramën që premtoi 300 mijë vende pune dhe nuk gjen dot tre të punësuar për fletëpalosjen e tij, por i merr në internet me 1 dollarë copa. Një njeri, arritja e vetme të të cilit është 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Shpenzoi 16 miliardë euro për 4 vite. Asnjë rritje për 4 vite. Tani përsëri kërkon timonin, është i opsesionuar pas timonit. Ka katër javë që kërkon timonin dhe makinën dhe makinës nuk di t’i japë.

Mbrëmë kërkoi timon anijeje. Makinës nuk di t’i japë, anijes nuk di t’i japë, premtimet nuk di t’i mbajë prandaj nuk mundet dhe nuk duhet ta ketë kurrë timonin. Timonin për jetën tuaj me Lulzim Bashën kryeministër do ta keni vetë ju sepse unë do të punoj jo për pushtetin tim, por për pushtetin e gjithsecilit prej jush. Do të punoj për fuqizimin e motorit të ekonomisë. Të vetmit me plan jemi je, të vetmit që mund ta nxjerrin vendin nga kriza jemi. Duke qenë se nuk ka plan, sillet si kryetar i opozitës. Nuk i eci fare, ndërsa tani bën thirrje të votojnë për të sepse duke votuar për të keni votuar për të Ismail Qemalin dhe Skënderbeun. Për të qeshur apo për të qarë. Të dielën nuk vohet për Ismail Qemalin, por votohet për ekonominë.

Artikulli paraprak“NJË LUTJE” NGA VELIAJ, LETRA E PERSONALIZUAR PËR FAMILJET E TIRANËS
Artikulli tjetërTHIRRJA URGJENTE E KQZ: PARTITË PO VËNË NË RREZIK PROCESIN ZGJEDHOR