Ditën e sotme Kuvendi po mban një seancë në kujtim të 70-vjetorit të ekzekutimit të deputetëve opozitare nga regjimi I Enver Hoxhës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij deklaroi se ndihej i turpëruar sot se është deputet në një Kuvend ku kryetar është Gramoz Ruçi.

“70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam pjesë e këtij kuvendi që drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau. Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ka njerëz që drejtojnë institucione pasi janë mësuar me frymën e Enver Hoxhës”– tha Basha

Artikulli paraprakEMILJANO SHULLAZI KËRKON BERISHËN DËSHMITAR, GJYKATA E PRANON
Artikulli tjetërHAPJA E DOSJEVE, RAMA: LIGJI I RI NA SHKËPUT NGA E KALUARA