Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e Emiljano Shullazit për të thirrur në seancë si dëshmitar ish kryeministrin Sali Berisha.

Berisha ishte ai i cili deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar Dhori Kulen dhe Mynyr Konin në prill të vitit 2016. Ndërkohë në seancën e sotme dëshmoi drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili deklaroi se Dhori Kule i kë thënë që është kërcënuar nga Shullazi.

Në seancën e sotme tek Krimet e Rënda Haki Çako ka pretenduar që është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ai ka thënë se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule i cili i ka përmenduar që një nga personat që e ka kërcënuar kishte qenë Shullazi. Ndërkohë ish-rektori Dhori Kule ishte i pranishëm ne seancë, por nuk ka dëshmuar pasi është lërguar për arsye shëndetësore. Sot janë pyetur edhe Saimir Tahiri, Klodeta Dibra dhe Majlinda Keta.

Denoncimi i ish-Kryeministrit ne prill 2016. Berisha deklaronte atehere :

Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi. Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.

Artikulli paraprakAHMETAJ: PRIORITET, PUNËSIMI DHE INVESTIMET E HUAJA
Artikulli tjetërBASHA SULMON SËRISH RUÇIN: MË VJEN TURP QË JAM DEPUTET NË KËTË KUVEND