Pak minuta pas mbylljes së takimit të liderit të opozitës Lulzim Basha me krerët e degëve zbulohet edhe porosia e tij për ta.

Basha iu ka kërkuar kryetarëve të PD-së në rrethe por edhe funksionarëve të lartë të partisë ‘të sjellin sa më shumë njerëz në protestën e 13 majit’. Sipas tyre, kjo protestë do të jetë më masive se ajo e 18 shkurtit, që deri tani është quajtur nga opozita më e madhja.

Protesta e opozitës ishte parashikuar të mbahej nesër në Kavajë, në të njëjtën ditë me zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë, por pas tërheqjes së kandidatëve PD anuloi protestën duke paralajmëruar një tubim në ditët në vijim, këtë herë në kryeqytetin shqiptar.

Dataj 13 maj, ora 12:00 është vendosur sot në mbledhjen e kreut të PD-së me krerët e degëve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura morën pjesë gjithashtu edhe dy nënkryetarët Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari përgjithshëm Arben Ristani; sekretari organizativ Enno Bozdo si dhe sekretari i burimeve njerëzore në PD Fatbardh Kadilli.

Artikulli paraprakVLAHUTIN : “SHPRESOJ POLITIKA DO LEJOJË QYTETARËT TË VOTOJNË MË 18 QERSHOR”
Artikulli tjetërSHOQATA E GJUETARËVE, TAKIM INFORMUES NË SHKODËR