Kryetari i PD Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi edhe njëherë shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit. “Votoshqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare. Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve” shkruan ai.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një video mesazh të publikuar dje në rrjetet sociale vlerësoi gjithçka që Milo Gjukanoviç ka bërë deri më tani për Malin e Zi dhe rajonin, veçanërisht për shqiptarët në atë vend duke kërkuar që mbështetja ndaj tij të vijojë, pasi një votë kundër tij është kthim mbrapa.

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi, Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva, nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në 30 gusht me një listë të përbashkët të kandidatëve.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË MALIN E ZI, META: MBËSHTESNI ALTERNATIVAT SHQIPTARE, MUNDËSI PËR BASHKËKOMBËSIT
Artikulli tjetërLËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT, ALBERT DERVISHAJ EMËROHET ZV/ DREJTORI I PËRGJITHSHËM