Ashtu siç bëri ditën e djeshme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe sot do të takohet me krerët e bashkive të djathta në selinë e PD si dhe krerët e degëve nga të gjithë qytete e vendit.

Takimi i Bashës me kryebashkiakët do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa me krerët e degëve të PD në rreth kryedemokrati do të takohet në orën 18:00.

Kujtojmë se këto takime të njëpasnjëshme vijnë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, të cilat u bojkotuan nga opozita ndërsa PS mori 60 bashki. Nga ana e tyre Kryetarët e bashkive të djathta kanw deklaruar se nuk do të lëshojnë zyrat e tyre pas humbjes në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi njohin dekretin e presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në 13 tetor.

Në mbledhje me kryebashkiakët Basha pritet që të diskutojë edhe aksionet e mëtejshme që do të marrë PD-ja.

Artikulli paraprakBRUKSELI RRËZOI HOLANDËN, RAMA: JA DHE VIZAT S’U RIKTHYEN, E VËRTETA DOLI FIKS SIKUR E THAMË
Artikulli tjetërBERDICË, AFRO 140 FAMILJE NË PRITJE TË SHPRONËSIMIT