Rreth 140 familje në Bërdicë të Mesme vazhdojnë që të mbajnë të bllokuar punimet prej afro 1 viti e gjysëm derisa të shpronësohen sepse e gjithë toka e tyre është shfrytëzuar për rrugën e re të Velipojës.Këto familje akom,a nuk kanë marrë nga shteti dëmshpërbimin që i takon, ndërkohë secilit prej tyre rruga i ka prekur të paktën 3 dynym tokë bujqësore. Banorët kanë vendosur në hyrje të Bërdicës 2 barrikada për të ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Për rreth 140 pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër – Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror.Rruga Shkodër – Velipojë në pjesën më të madhe të saj është ndërtuar, mirëpo segmenti hyrës mbetet i bllokuar për shkak të mospërfundimit të procesit të shpronësimit.

Punimet për rrugën e Velipojës kanë nisur pa njoftuar fare banorët duke sjellë dëme në tokat e tyre. Janë vetë banorët të cilët në këto kushte, kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, pasi ndodhen në situatën që janë edhe pa tokë edhe pa rrugë. Në dhjetor të vitit 2017 Kryeministri Rama shkoi të inspektonte rrugën Shkodër – Velipojë për të cilën kishin nisur punimet në qershor të po atij viti, duke u shprehur se kjo rrugë do të përfundonte në maj të vitit 2018.

Artikulli paraprakBASHA VIJON TAKIMET ME KRYEBASHKIAKËT E DJATHTË, TAKIM EDHE ME KRYETARËT E PD NË RRETHE
Artikulli tjetërLEZHË, MAKINA PËRPLAS MOTOÇIKLETËN, VDES 27 VJEÇARI