Basha:Zgjedhje moniste nga droga s’do të ketë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se pas mbledhjes së grupit parlamentar, se opozita nuk ka deklaruar asnjëherë se do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa shtoi se nëse ato zhvillohen pa opozitën më 18 qershor janë moniste. Basha tha se është i hapur për dialog me mazhorancës Basha: Detyrat janë ndarë, momentumi i besimit të qytetarëve shqiptarë se së bashku do të ndalim marrjen peng të vendit nga krimi dhe droga përmes asgjësimit të demokracisë me zgjedhje fasadë, zgjedhje moniste të diktuara nga droga dhe jo nga qytetarët shqiptarë. Ky momentum i cili u konfirmua nga sprapsja e krimit dhe drogës në Kavajë do të shumëfishohet më 13 maj në Kavajë. Basha tha se opozita është e hapur për dialog. Basha: Ne jemi të hapur për dialog politik. Dialogu politik duhet të ketë premisën e së vërtetës të pranuar nga të gjitha palët. Në qoftë se premisa e krimit dhe drogës refuzohet nga pala e qeverisë, atëherë premisat janë zero. Ne jemi të hapur që së bashku me dialog politik t’i japim shqiptarëve garancitë për zgjedhje të lira dhe ndershme. Nuk do të pranojmë as një dhuratë lëmoshë për Partinë Demokratike. Dua të sqaroj fare qartë për herë të 12-të që PD-ja kurrë nuk ka marrë dhe nuk do të marrë një vendim për bojkot të zgjedhjeve. Kjo betejë bëhet që shqiptarët të zgjedhin të pa kërcënuar. Është shprehur një mendim nga një anëtare e grupit parlamentar. Kjo parti do të ekzistojë që çdo kush të thotë mendimin e vet. Është shprehur një mendim i bazuar mbi premisën e mos pjesëmarrjes në zgjedhje. Nuk ka mospjesëmarrje të zgjedhjeve, por ka luftë totale demokratike për të mos lejuar pengmarrjen e zgjedhjeve nga krimi dhe droga.

Artikulli paraprakBREGU: TË MOS MARRËSH PJESË NË ZGJEDHJE NUK QUHET FITORE
Artikulli tjetërFRANCA ZGJEDH EMMANUEL MACRON PRESIDENT