Franca zgjedh Emmanuel Macron President

Populli francez ka zgjedhur Emmanuel Macron President të ri të vendit. Rreth 45 milionë votues kanë vendosur që të zgjedhin kandidatin e qendrës së majtës që t’i udhëheqë pesë vitet e ardhshme. Francë, Exit Polle-t nxjerrin fitues kandidatin e qendrës së majtë Pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale sot në Francë, kandidati i qendrës së majtë, Emmanuewl Macron sipas Exit Polle-ve mund të ketë fituar nga 62-67 për qind të votave, ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë mund të ketë fituar rreth 33-36 për qind të vogla. Sondazhet paraprake nxjerrin president të ri të Francës, z.Macron. Ai ishte renditur i pari edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku kishte disa kandidatë, ndërsa rezultati i tanishëm nuk pritej të kishte surpriza të mëdha për shkak të mbështetjes ndaj tij të shumë kandidatëve të tjerë që u skualifikuan në raundin e parë.

Artikulli paraprakBASHA:ZGJEDHJE MONISTE NGA DROGA S’DO TË KETË
Artikulli tjetërMACRON: DO TË MBROJ FRANCËN DHE EVROPËN