Politika shqiptare ka lënë ndasitë duke u bashkuar për të përballuar tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës duke lënë mbi 40 viktima, shumë të plagosur, ndërsa fati i disa të tjerëve ende nuk dihet akoma nën rrënoja.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetin social Twitter mesazhin e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së i cili në ditën e Pavarësisë shprehet se pavarësisht ndasive tona, në orë nevoje, si kjo e tërmetit tragjik ne jemi një komb i bashkuar.

“Mëngjesin e së martës ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107-vjetorin e pavarësisë një tërmet i tmerrshëm goditi vendin. Ende nuk e dimë përmasat e plotë të dëmeve, por ajo që dimë është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur jetën në rrënoja tragjikisht, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Mendimet tona janë me ata që vuajnë dhe familjet që përjetuan dhimbjen me të madhe. Ditën e pavarësisë nga zemra e kombit tonë kullon gjak, kjo që përjetuam është një kujtesë për të gjithë ne sesa e brishtë është jeta dhe sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti dhe për të përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Artikulli paraprakARRESTOHET LEZHJANI QË MASHTROI QINDRA SHQIPTARË DUKE ABUZUAR NGA NDJESHMËRIA PAS TËRMETIT, LLOGARI BANKARE NË EMËR TË EDI RAMËS
Artikulli tjetërI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT FAMILJES REÇI QË U SHUA NËN RRËNOJA, GREGOR RAMA: U PREHSH NË PAQE KIKI…