Bashkia Shkodër po bën një plan strategjik për mjedisin. Gjatë një dëgjese të bashkisë me publikun eksperti i mjedisit Sherif Lushi tha se në Shkodër mungon një plan menaxhami për mbetjet dhe tregoi zonat e nxehta që pushtohen nga mbeturinat.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj u shpreh se në planin strategjik për mjedisin parashikohen ndërhyrje në infrastrukturë dhe impiante për përpunimin e ujërave. Miratimi pritet të bëhet në fund të këtij muaji dhe ky plan të parashikohet të paktën për 15 vitet e ardhshme. Problemet në mjedis për Shkodrën janë të mëdha duke nisur me mbetjet, liqenin, lumenjtë Bunë dhe Drin, pyjet apo edhe hapësirat e gjelbra.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA BLLOKON 17 MOTORÇIKLETA, 10 PERDORUES PËR NDJEKJE PENALE
Artikulli tjetërREZULTATET E MATURËS SHTETËRORE NË MALËSINË E MADHE